Note from Ville Hietanen (Jerome) of ProphecyFilm.com and Against-All-Heresies-And-Errors.blogspot.com: Currently, I (but not my brother of the “prophecyfilm12” mail) have updated many of my old believes to be more in line with Vatican II and I no longer adhere to the position that Vatican II or the Protestants, Muslims, Buddhists or various Traditionalists Groups and Peoples etc. or the various teachings, Saints and adherents to Vatican II (and other canonized by Vatican II) such as Saint Mother Theresa or Saint Pope John Paul II etc. was heretical or damned or not Catholic (or not the Pope) – or that they are unworthy of this title. I have also embraced the sexual views on marriage of Vatican II, and I no longer adhere to the strict interpretations as expressed on this website and on my other websites. To read more of my views, see these articles: Some corrections: Why I no longer condemn others or judge them as evil I did before.Why I no Longer Reject Vatican II and the Traditional Catholic Priests or Receiving Sacraments from Them (On Baptism of Desire, Baptism of Blood, Natural Family Planning, Una Cum etc.)Q&A: Damnation and Eternal Torments for Our Children and Beloved Ones is "True" and "Good" but Salvation for Everyone is "Evil" and a "Heresy"?

Profecitë dhe Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë


Blerë Rrëfimet e Shën Brixhidës së Suedisë në: Lulu (450 Faqet)

Libri 1 - Kapitulli 14

Unë jam Hyji yt që u kryqëzua në kryq, Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë në një vetë dhe që jam i pranishëm në duart e meshtarit çdo ditë. Sa herë më paraqet ndonjë lutje, gjithmonë përfundoje me dëshirën që vullneti im, jo i yti, të bëhet. Nuk i dëgjoj lutjet që bën për ata që tashmë janë dënuar. Ndodh edhe që ndonjëherë ti kërkon ndonjë gjë që është kundër shpëtimit tënd, prandaj duhet që të ma besosh mua vullnetin tënd sepse Unë di gjithçka dhe nuk të jap asgjë që nuk është për të mirën tënde. Ka shumë që nuk luten me njetin e duhur dhe për këtë nuk meritojnë të dëgjohen.

Ka tre kategori njerëzish që më shërbejnë në këtë botë. Të parët janë ata që besojnë se jam Hyj, Krijuesi i gjithçkaje e që kam pushtet mbi gjithçka. Ata më shërbejnë për të fituar të mira dhe ndere të përkohshme, por gjërat qiellore i mbajnë për hiç dhe do i jepnin pa ngurim në këmbim të të mirave të tanishme. Për hise kanë sukses në gjithçka të kësaj bote, ashtu siç dëshirojnë. Ngaqë kanë humbur të mirat e përjetshme, i kompensoj me komforte të përkohshme për çdo shërbim të mirë që kryejnë për Mua, deri në kacidhen më të fundit dhe çastin më të mbramë. Të dytët janë ata që besojnë se jam Hyj i plotfuqishëm dhe gjykatës i rreptë, por që më shërbejnë nga frika e ndëshkimit dhe jo nga dashuria për lavdinë qiellore. Nëse nuk do të kishin frikë prej Meje, nuk do të më shërbenin.

Të tretët janë ata që besojnë se jam Krijuesi i çdo gjëje dhe Hyj i vërtetë dhe që besojnë se jam i drejtë dhe i mëshirshëm. Nuk më shërbejnë nga frika e ndëshkimit por nga dashuria hyjnore që kanë. Ata do të ishin gati të vuanin çfarëdo ndëshkimi, nëse do mund ta duronin, sesa tç ndiznin zemërimin Tim. Ata me të vërtetë meritojnë të dëgjohen kur luten sepse vullneti i tyre përkon me timin. Shërbëtorët e parë nuk do t’i shpëtojnë kurrë ndëshkimit e as do ta shohin fytyrën Time. Të dytët nuk do të ndëshkohen aq shumë por prapë se prapë nuk do ta shohin fytyrën time nëse nuk e korrigjojnë frikën me anë të pendesës.

Përmbajtja – Libri 1
Përmbajtja – Libri 2
Përmbajtja – Libri 3
Përmbajtja – Libri 4
Janë shtuar: Libri 4, Kapitujt 111-125
Ju lutemi mos harroni t'i lexoni këto rrëfime çdo ditë. Printoni kopje të tyre dhe vini në dijeni të gjithë të njohurit tuaj rreth ekzistencës së këtij siti në mënyrë që të shpëtoni shpirtrat e tyre. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Nëse dëshironi të lidheni me ne, ju lutemi dërgoni e-mail tek click here (Nëse mundeni, ju lutemi na shkruani në anglisht.)
To bookmark this page in Mozilla Firefox, please press Ctrl+D on your keyboard.

Make allmonks.com your Homepage

E-mail this page to anyone you know to save his Soul please!
www.allmonks.com
Free DVDs, Articles and Books
FREE DVDs & VIDEOS
WATCH & DOWNLOAD ALL OUR DVDs & VIDEOS FOR FREE!